Sport

Prishtina pëson humbjen e parë në Europe Cup

Klubi i basketbollit, Prishtina, ka pësuar humbjen e parë në FIBA Europe Cup në kuadër të Grupit G.

“Plisat” u mposhtën 86:59 si mysafirë të klubit turk Demir Insaat, pas tri fitoreve rresht.

Më i dalluari te Prishtina ishte Lawrence që shënoi 18 pikë.

Nëse do të fitonte këtë takim, Prishtina do të siguronte kualifikimin në fazën tjetër.