Thibaut Courtois nuk ka mundur të sqarojë hutinë në mbrojtjen e Chelseat pas humbjes 3 me 0 nga Roma në Ligën e Kampionëve.
Portieri belg ndihmoi që ky të ishte rezultati përfundimtar, pasi romakët shumë lehtë kanë mundur të realizonin edhe më shumë gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStephan El Shaarawy realizoi pas 39 sekondave, goli më i shpejtë i Romës i realizuar ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.
“Nuk e di se si e realizoi atë gol, por pas 50 sekondave ne ishim në disavantazh”, ka thënë Courtois.
“Para golit të dytë bërtita, por kishte zhurmë dhe Cesar Azpilicueta lejoi t’i ikte topi. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por në pjesën e dytë u zbeh shpirti jonë dhe nuk e di se çfarë ndodhi”.