Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kthimi i Shehit në vendin e tmerrit

Porta e tunelit për të lëshuar fushën e Partizanit në Beograd dukej si vrimë gjilpëre e vogël. Dyndja e lojtarëve se kush i pari po fut kokën në tunel ishte e madhe dhe e arsyeshme.

Futbollistët shqiptarë po përballeshin me egërsi të paparë nga tribunat. Mbi ta po hidheshin gjësende të forta, e disa huliganë serbë që kishin zbritur te hyrja po sillnin grushte e shqelma, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një prej viktimave të ndeshjes së luajtur tre vjet më parë ishte edhe Orges Shehi, portieri i Kombëtares shqiptare dhe i klubit Skënderbeu.

E pikërisht me Skënderbeun, Shehi do të vizitojë të enjten "vendin e tmerrit", aty ku do të përballet me Partizanin e Beogradit në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Evropës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.