Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchesteri e do Meunierin

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është i vendosur për të transferuar mbrojtësin e PSG-së, belgun Thomas Meunier, përcjell të hënën "The Sun".

Mourinho po kërkon transferimin e 26-vjeçarit gjatë miniafatit kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Meunier që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, shihet si përforcim i duhur tek ekipi anglez.

Ai këtë edicion ka humbur vendin e titullarit te PSG-ja me transferimin e Dani Alvesit, por ka regjistruar shtatë paraqitje dhe ka realizuar tre gola e dy asistime.

Meunier ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2020, kurse te ekipi francez është transferuar vitin e shkuar nga Brugge.