Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja insiston për Coutinhon

Krerët e skuadrës franceze PSG, kanë shndërruar në prioritet transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, për vitin tjetër.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga gazeta franceze "L'Equipe".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet e ditur se PSG-ja me çdo kusht dëshiron transferimin e Coutinhos në fund të këtij edicioni, pasi një gjë të tillë po e kërkon sulmuesi Neymar., shkruan Koha Ditore.

Ky i fundit është mik i mirë me Coutinhon dhe bashkëlojtar te Përfaqësuesja e Brazilit.

Coutinho pritet të largohet nga Liverpooli në fund të këtij edicioni, pasi ekipi anglez refuzoi çdo ofertë për kartonin e tij në verën e fundit.

PSG-ja është e gatshme të paguajë 150 milionë euro dëmshpërblim për Coutinhon, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2022.