Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Kimmichun

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mbrojtësin e Bayern Muenchenit, Joshua Kimmich, përcjell të hënën e përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo".

Kimmich 22-vjeçar, që mund të aktivizohet në disa role në fushë, te Barcelona shihet si përforcim ideal për edicionin e ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për transferimin e tij në fund të këtij edicioni, Barça është e gatshme t'i paguajë Bayernit një dëmshpërblim prej 50 milionë eurosh.

Kimmich te Bayerni është transferuar në vitin 2015 nga Leipzigu, kurse ka kontratë me ekipin bavarez deri në qershorin e vitit 2020.

Krahas Barcelonës, interesim për reprezentuesin e Gjermanisë ka treguar edhe Manchester City.