Sport

Interi arrin edhe një fitore, kalon sërish Juven

Descriptive Text

Interi ka shënuar fitoren e nëntë sivjet në Serie A dhe është kthyer në pozitën e dytë në tabelë.

Skuadra zikaltër fitoi 1 me 2 si mysafire e Veronas në xhiron e 11-të.

Borja Valero realizoi i pari për Interin në minutën e 36-të, para se Giampaolo Pazzini nga pika e bardhë të barazonte gjithçka në minutën e 59-të. Shtatë minuta më pas Ivan Perishiq realizoi golin e fitores për Interin.

Në tabelë, Interi sërish kalon Juventusin dhe del i dyti me 29 pikë të tubuara, vetëm dy prapa Napolit që mbetet lider.