Golden State i kthehet fitoreve

Golden State i kthehet fitoreve

16 shkurt 2017 14:39

Golden State Warriors u kthye te fitorja pas paraqitjes mjaft të dobët, që e pati ndaj Denver Nuggets ndeshjen e kaluar.

Në “Oracle Arena”, luftëtarët fituan me rezultat 109:86, ndaj Sacramento Kings.

Nënkampionët e nisën keq takimin, duke mbyllur dy periudhat e para, në disavantazh prej 3 pikësh 47:50.
Vendësit e treguan forcën e tyre në etapën e tretë, pasi shënuan 42 pikë duke pranuar vetëm 12-të, kurse në çerekun e katër vetëm administruan avantazhin për fitoren e 47-të sezonale.

Më i efektshmi në këtë takim ishte Klay Thompson me 35 pikë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme