Sport

Kane në pikëpyetje kundër Realit

Sulmuesi më i mirë i Tottenhamit, Harry Kane, është në dyshim për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, për shkak të problemeve muskulore që po e mundojnë anglezin.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka deklaruar se do të vendosin me stafin mjekësor, por nuk do të rrezikojnë, transmeton KTV.

“Do të vlerësojmë situatën e tij dhe do të marrim vendimin më të mirë së bashku me doktorët dhe lojtarin. Unë mendoj se ai do të luajë dhe njëjtë mendon edhe vet Kane, por nuk do të rrezikojmë pasi nuk është ndeshje finale”, tha Pochettino.

24-vjeçari mungoi të shtunën në humbjen që Tottenhami e pësoi në Premierligë nga rivali Manchester United, 1:0.

Anglezi po kalon formë fantastike, ku deri me tani ka shënuar 13 gola në 12 ndeshje në të gjitha garat.