Sport

Icardi: Si fëmijë kam qenë tifoz i Interit, gjithmonë jap më të mirën

Mauro Icardi ka siguruar tifozët e Interit se ai gjithmonë ka qenë i angazhuar që të bëjë më të mirën për klubin italian.

Sulmuesi argjentinas është duke kaluar nëpër sezonin më të mirë tek “Nerazurët” që kur iu bashkua kësaj skuadre.

Ai vitin e kaluar ishte futur në telashe me tifozët internistë rreth një deklarate se Icardi e dëshironte Napolin, transmeton ksp.

“Unë kam qenë një tifoz i Interit që kur isha fëmijë”, shpjegoi ai.

“Kam luajtur gjithmonë si Inter në PlayStation. Atëherë ishte Adriano dhe unë e pëlqej shumë atë”.

“A e dua vërtet Napolin? Agjenti im kishte folur me klubin për këto gjëra. Kishte një copë rrëmujë vitin e kaluar, por unë kam qenë gjithmonë i qetë. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për Interin”, theksoi Icardi.