Guardiola insiston se City nuk e ka të sigurt titullin

Guardiola insiston se City nuk e ka të sigurt titullin

30 tetor 2017 10:58

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk dëshiron të entuziazmohet së tepërmi, ani pse skuadra e tij Manchester City ka barazuar rekordin për startin më të mirë në një stinor të Premier Leagues.

Manchester City ka barazuar shifrën e 28 pikëve që vetëm dy skuadra tjera e kanë arritur pas dhjetë xhirove në një stinor të Premier Leagues, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, Guardiola më tepër ishte i shqetësuar se si skuadra e tij dominuese u desh të vuante për të shënuar fitore 3:2 të shtunën në udhëtim ndaj West Bromwich Albionit.

City ndonëse ishte dominues dhe vendosi rekord prej 844 pasimeve të realizuara në ndeshje, lejoi WBA-në të kthehej në sekondat e fundit të ndeshjes duke i rrezikuar tri pikët. Kjo ishte dëshmi se sa duhet ende City të përmirësohet.

Po ashtu, Guardiola paksa ka demantuar trajnerin e Liverpoolit, Juergen Klopp, që ka thënë se City me shkëlqimin në ofensivë, mund të sigurojë titullin e kampionit qysh në janar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme