Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Trepça mposhtet nga Rahoveci

Rahoveci e ka fituar ndeshjen ndaj Trepçës, që ishte e vlefshme për javën e gjashtë të IP Superligës së Kosovës në basketboll. Rahoveci të dielën mbrëma në “Minatori” të Mitrovicës e mposhti Trepçën me rezultatin 81:76.

Trepça fitoi çerekun e parë (24:20), ndërsa epërsinë e ruajti edhe pas çerekut të dytë, që u mbyll 16:16. Por në çerekun e tretë mysafirët nga Rahoveci u shkëputën, duke e fituar këtë dhjetëminutësh me shifrat 26:14, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendësit e fituan periudhën e katërt, por jo me rezultat të mjaftueshëm për të fituar edhe ndeshjen (22:19). Për Trepçën u paraqitën dy amerikanë, që ishin edhe më efikasët. Mark Williams pati 28 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa Juliam Hydem realizoi 24 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.

Pikë dyshifrore pati edhe Musab Mala - 10. Te Rahoveci më efikasi ishte Xavier Newson me 17 pikë. Kyle Sovine realizoi 15 pikë e 10 kërcime, ndërsa Muhamet Hasani kishte 13 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime. Për Rahovecin ishte fitorja e katërt dhe aktualisht renditet i dyti. Trepça pësoi humbjen e pestë dhe është e parafundit.

Të dielën Sigal Prishtina fitoi fare lehtë ndaj Boreas me shifrat 112:43. Të shtunën Bashkimi mposhti thellë Kerasan Prishtinën (101:66), ndërsa të premten ndeshja interesante mes Golden Eagle Ylli e Pejës u fitua nga Ylli me rezultatin 99:96.