Sport

Zvarritet prej një viti nisja e ndërtimit të Palestrës sportive në Podujevë

Descriptive Text

Para një viti do të duhej të niste ndërtimi i palestrës sportive në Podujevë, por kjo nuk ka ndodhur as më 2017.

Zyrtarët komunalë nuk kanë treguar arsyet e zvarritjes së këtij projekti, por kanë thënë se brenda javës së ardhshme do të nënshkruhet kontrata me operatorin që do të bëjë ndërtimin e objektit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kanë përfunduar procedurat e tenderimit dhe është përzgjedhur operatori që do të kryejë punët në ndërtimin e objektit. Brenda javës së ardhshme do të nënshkruhet kontratat me operatorin”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi.

Por, një paralajmërim të tillë e kishin bërë edhe më herët. Në muajin maj, komunarët e Podujevës patën thënë se shpejt do të nisnin procedurat tenderuese për ndërtimin e kësaj palestre.

Ndërkohë, në qershor të vitit 2016, në një njoftim të Komunës së Podujevës thuhej se ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i asaj kohe, Kujtim Shala, dhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu, kishin nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin: “Ndërtimi i Palestrës sportive në Podujevë”. Sipas tij, ky projekt, do të kushtojë 2 milionë e 500 mijë eurosh dhe do të realizohet në periudhën 2016- 2019. Por, kjo nuk ka ndodhur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.