Reali shokohet nga Girona, mbetet tetë pikë prapa Barçës

Reali shokohet nga Girona, mbetet tetë pikë prapa Barçës

29 tetor 2017 18:06

Real Madridi është shokuar nga Girona në xhiron e dhjetë të La Ligës.

Kampioni u mposht 2 me 1 edhe pse ishte i pari që udhëhoqi.

Isco realizoi në minutën e 12-të, ndërsa Stuani dhe Portu me dy gola të shpejtë në minutat 54 dhe 58 i dhanë fitoren katalonasve.

Pas kësaj humbje, Reali mbetet mbrapa në garën për krye të tabelës. Barcelona prin me 28 pikë, ndërsa Reali mbetet i treti me tetë pikë më pak. Valencia është e dyta me 24 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme