Prishtina u beson të rinjve

Prishtina u beson të rinjve

13 mars 2017 14:11

Sigal Prishtina arriti fitore të lehtë në shtëpi ndaj Rahovecit, duke e mposhtur me rezultat 94:74.

Në këtë ndeshje u paraqit edhe basketbollisti i Përfaqësues së Kosovës U-20, Rinor Peci, duke treguar paraqitje të mirë në parket.

Peci në këtë ndeshje luajti për 17 minuta duke qenë pjesë e rëndësishme në fitoren e prishtinasve.

Vet basketbollisti për Sporti në KTV, tregon se ai mund të jetë pjesë e rëndësishme e kryeqytetasve.

Fjalë të mira për 20-vjeçarin, ka edhe trajneri i tij te Prishtina, Audrius Prakuraitis.

“Rinori është mirë por ai mund të bëhet edhe më i mirë dhe këtë duhet ta dëshmoj. Ai është duke punuar dhe shpresoj se ai do të bëhet edhe më i mirë, ai po e kupton lojën shumë mirë”, ka thënë Prakuraitis.

Basketbollisti kosovar shpreson të vazhdojë me formë të lartë deri në fund të edicionit.

Peci në ndeshjen ndaj Rahovecit, shënoi shtatë pikë dhe dy asistime.


Prishtina u beson të rinjve by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme