Zhdrella shkëlqen ndaj Vllaznisë, Drita mposht Besën Foto: Koha

Zhdrella shkëlqen ndaj Vllaznisë, Drita mposht Besën

29 tetor 2017 14:38

Llapi ka përmbysur rezultatin ndaj Vllaznisë së Pozheranit, ndërsa fitore ka shënuar edhe Drita ndaj Besës në javën e 13 të Superligës së Kosovës në futboll.

Vllaznia kishte kaluar e para në epërsi në “Zahir Pajaziti” përmes Alidemajt, i cili realizoi në minutën e 12, raporton Koha.net.

Në pjesën e dytë vendasit u kundërpërgjigjën për mrekulli duke shënuar katër herë, përmes Mentor Zhdrellës, që shënoi dy gola, në minutat 72 dhe 81, si dhe Mirlind Dakut e Valon Zeqirit.

Llapi vazhdon të mbetet lider i Superligës me 26 pikë, përderisa Vllaznia është e fundit me vetëm 5 pikë të mbledhura.

Në takimin tjetër Drita e mposhti Besën e Pejës me rezultat prej 2 me 0.

Golat e fitores për “Intelektualët” i shënuan Kastriot Rexha e Xhevdet Shabani.

Pas kësaj fitore Drita mban vendin e 21, përderisa Besa është në zonën e rrezikshme me 13 pikë në vendin e dhjetë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme