Januzaj asiston në humbjen e Real Sociedadit

29 tetor 2017 13:59

Anësori me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj ka asistuar për golin e epërsisë për skuadrën e tij të cilin e shënoi Mikel Oyarzabal (5’), transmeton kp.

Megjithatë, ekipi i tij nuk arriti ta mbajë këtë epërsi pasi pranoi dy gola në pjesën e dytë për ta humbur ndeshjen.

Angel Rodriguez (78’) dhe Jorge Molina (84’) shënuan për t’ia dhuruar fitoren ekipit të Getafes.

Ky ishte asisti i dytë i Januzajt në gjashtë ndeshje të luajtura në La Liga.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme