“Dybala nuk do kishte vend në skuadrën e Napolit” Foto: Reuters

“Dybala nuk do kishte vend në skuadrën e Napolit”

29 tetor 2017 12:46

Agjenti i Emanuele Giaccherinit, Furio Valcareggi e ka cilësuar si perfekt sulmin e ‘Napolitanëve’.

Ai ka thënë se Giaccherini dëshiron të ketë më shumë hapësirë në skuadër, por sipas tij as Paulo Dybala nuk do kishte vend në skuadrën e Maurizio Sarrit.

“Emanuele dëshiron të luajë, por problem është se në sulmin e Napolit ka shumë kualitet. As Dybala nuk do kishte vend”, ka thënë Valcareggi, transmeton kp.

Giaccherini në këtë sezon është inkuadruar vetëm tre herë nga banka rezervë, duke luajtur 50 minuta.

Në anën tjetër, sulmuesi i Juventusit është një nga lojtarët më në formë në Serie A dhe Evropë, duke shënuar 11 gola në 10 ndeshje.

Sulmi i Napolit përbëhet nga Dries Mertens, Lorenzo Insigne dhe Jose Callejon.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme