Sport

Joshua kërkon edhe dy rripat e tjerë, WBC e WBO

Kampioni i botës, Anthony Joshua mbrëmë mbrojti titujt IBF, WBA dhe IBO, por kërkon që të rrëmbejë edhe dy të tjerët, WBC e WBO, raporton BBC.

Britaniku mbrëmë e mposhti Carlos Takamin në një ndeshje spekakolare në Cartdiff, transmeton Koha.net.

Pormoteri, Eddie Hearn ka thënë se një takim duhet të mbahet patjetër me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, kurse trajneri Rob McCracken shpreson që një meç të ndodhë me kampionin e WBO-së, Joseph Parkerin.

“Nuk jam i shqetësuar për 2018 për shkak të mundësive që do të vijnë. Dua edhe rripat e tjerë, pa marrë parasysh nëse është Wilder i pari apo Parkeri”, ka thënë Joshua.