Mancini dëshiron të bëhet trajner i Italisë

Mancini dëshiron të bëhet trajner i Italisë

29 tetor 2017 11:15

Roberto Mancini momentalisht është menaxher i skuadrës ruse Zenit St Petersburg.

Italiani e ka pranuar se drejtimi i përfaqësueses së Italisë është një ëndërr e tij, dhe shpreson ta bëjë këtë para se t’i mbush 70 vjet.

“Natyrisht se do doja të isha menaxher i përfaqësueses italiane, kjo është ëndërr e çdo menaxheri. Shpresoj se do ta kem këtë mundësi para se të mbush 70 vjet”, ka thënë Mancini.

52 vjeçari ka folur edhe rreth titullit të Series A, ku sipas tij ekipet janë përmirësuar mjaft shumë, dhe këtë vit konkurrenca do të jetë e madhe, transmeton kp.

Ai ka thënë se, “Juventusi, Napoli, Inter dhe Roma kanë të gjitha potencial për ta fituar atë”.

Mediat italianë kanë spekuluar se Mancini mund të marrë së shpejti drejtimin e Milanit, pasi pozita e Vincenzo Montellas në ekip është në rrezik pas rezultateve jo të mira në këtë sezon.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme