Sport

Joshua rikonfirmohet “mbret” i botës në boks

Anthony Joshua është rikonfirmuar kampion i botës në peshat e rënda në boks.

Britaniku e mposhti boksierin nga Kameruni, Carlos Takam në një meç të zjarrtë në Cardiff, transmeton Koha.net.

Joshua fitoi në raundin e dhjetë, me ndërprerje të gjyqtarit kryesor. Britaniku paraprakisht bëri disa goditje të fuqishme ndaj Takamit në këtë raund.

Joshua mbrojti titujt IBF, WBA dhe IBO.