Juve fiton derbin ndaj Milanit, shkëlqen Higuain Foto: Reuters

Juve fiton derbin ndaj Milanit, shkëlqen Higuain

28 tetor 2017 19:56

Gonzalo Higuain ka qenë vendimtar në derbin e dotëm ndërmjet Milanit dhe Juventusit.

Bianconerët fituan derbin me rezultat prej 0-2 në “San Siro”, transmeton Koha.net.

Të dy golat në këtë takim i shënoi argjentinasi Gonzalo Higuain. Të parin në minutën e 23 pas asistimit nga Dybala.

Ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 63 pas asistimit nga Asamoah.

Pas kësaj fitore Juve ka 28 pikë në vendin e dytë, derisa Milani në vendin e tetë ka 16 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme