Sport

Celina me eurogol i siguron fitoren Ipswichit

Bersant Celina ka qenë vendimtar në fitoren e ekipit të tij, Ipswichit, ndaj Burtonit.

Ipswichi shënoi fitore prej 1 me 2, me golin e dytë të shënuar nga Bersant Celina në fund të takimit, transmeton Koha.net.

Turner kaloi Burtonin në epërsi në minutën e 57, kurse shifrat i barazoi Waghorn.

Ndërsa Celina shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë në minutën e 89.

Ky ishte goli i tretë këtë edicion i Celinës për Ipswichin.