Manchester City e Arsenali vazhdojnë formën e lartë Foto: Reuters

Manchester City e Arsenali vazhdojnë formën e lartë

28 tetor 2017 17:58

Lideri i Premier Ligës, Manchester City ka vazhduar me formën e lartë në ligë duke e mposhtur sot WBA-në, përderisa Arsenali e mposhti Swansean.

City fitoi me rezultat 2 me 3 në udhëtim, me golat e shënuar nga Sane, Fernandinho, e Sterling, transmeton Koha.net. Kurse për vendasit shënuan Rodriguez, e Phillips.

Në anën tjetër Arsenali e përmbysi epërsinë e Swanseas, të dcilën e krijoi në minutën e 22 përmes Clucasit.

Dy golat e fitores për Arsenalin i shënuan Kolasinac e Ramsey.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme