Në tri ndeshjet e fundit në Bundesligë, Dortmundi nuk di për fitore, ndërsa ka nj barazim e dy humbje, të fundit sot ndaj Hannoverit.
Lideri momental i Bundesligës pësoi në udhëtim me rezultat prej 4 me 2, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendasit kaluan të parët në epërsi përmes Jonathasit, i cili realizoi në minutën e 20. Zagadou barazoi shifrat për Dortmundin shtatë minuta më vonë.
Megjithatë vendasit rikthyen edhe njëherë epërsinë përmes Bebout, që shënoi në minutën e 40.
Në pjesën e dytë Dortmundi arriti që sërish të barazojë shifrat, këtë herë përmes ukrainasit Yarmolenko, që shënoi në minutën e 52.
Në minutën e 59 u vështirësuan gjërat për Dortmundin pasi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Zagadou u ndëshkua me të kuq.
Këtë epërsi të lojtarëve në fushë vendasit e shfrytëzuan për mrekulli duke shënuar edhe dy herë, përmes Klausit e Bebout.
Përkundër humbjes Dortmundi mbetet lider me 20 pikë, po aq sa ka edhe Bayerni në vendin e dytë por me një ndeshje më pak.