Sport

Hamiltoni synon të fitojë titullin me fitore

Piloti britanik Lewis Hamilton thotë se preferon të fitojë titullin e katërt të Formula 1, duke fituar garën e së dielës në Meksikë, e jo duke përfunduar si i pesti.

Piloti i Mercedesit është në prag të bëhet britaniku i parë që fiton katër tituj të Formula 1, një më tepër se Jackie Steward dhe atij i mjafton edhe vendi i pestë në Meksikë për të siguruar titullin, meqë aq e madhe është epërsia me vendin e dytë, shkruan sot Koha Ditore.

Hamilton 32-vjeçar është në formë jetësore, meqë ka fituar pesë nga gjashtë garat e fundit dhe ka krijuar epërsi prej 66 pikëve ndaj gjermanit të Ferrarit, Sebastian Vettel kur kanë mbetur deri në fund edhe tri gara.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.