Sport

Gjilani zor fiton, e edhe më zor humb

Gjilani mund të mburret që është klubi i vetëm në Superligë që nuk ka humbur asnjërën prej 12 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion. Por skuadrës që drejtohet nga Arbnor Morina, po i mungojnë edhe fitoret. Ka vetëm katër fitore. Barazimin e tetë, Gjilani e arriti të enjten kundër Besës në Pejë, ndeshje që përfundoi pa gola, në kuadër të xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar.

Gjilani tash është në pozitën e tretë me 20 pikë, tri më pak se lideri Llapi, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri Morina u nda i zhgënjyer pas barazimit në Pejë. I zhgënjyer është edhe me pikët e fituara deri tash. Ka pritur më shumë pikë.

"Po luajmë futboll të mirë, po krijojmë raste, por po realizojmë shumë pak. Dhe, pa realizuar gola nuk mund të fitosh as pikë. Personalisht nuk jam i kënaqur me numrin e pikëve, por nuk mund të them se nuk jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Futbollistët duhet të ndryshojnë disa gjëra. Që nga fillimi i këtij sezoni jemi lartë të renditur në tabelë, por kemi mundur të arrijmë më shumë. Po realizojmë shumë pak", ka thënë Morina të enjten për gazetën Koha Ditore...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.