Sport

Tucheli në radarin e Bayernit

Descriptive Text

Ish-trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel favorizohet për të marrë drejtimin e gjigantit gjerman, Bayern Munich, raporton Bild.

Bayerni ka zëvendësuar Carlo Ancelottin e shkarkuar, me Jupp Heynckes, i cili do të qëndrojë në Allianz Arena vetëm deri në fund të këtij sezoni, transmeton Koha.net.

Është spekuluar se Tuchel mund të jetë edhe zëvendësues i Arsene Wengerit tek Arsenali, por është i pa punë që nga sezoni i kaluar kur ishte larguar nga Dortmundi.

Megjithatë, Bayerni është duke kërkuar për zëvendësues të përhershëm të Carlo Ancelottit, i cili ishte shkarkuar këtë muaj.