Sport

Rikthehen Marchisio e De Sciglio

Juventus do të ketë në dispozicion dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen ndaj Spalit.

Claudio Marchisio dhe Mattia De Sciglio janë përfshirë në skuadrën e ‘Zonjës së Vjetër’ pas një kohe të gjatë, transmeton kp.

Në anën tjetër, Mario Mandzukiq dhe Blaise Matuidi janë mungesat e reja në ekipin e Massimiliano Allegrit, të cilët i bashkohen Benedikt Howedesit, Marco Pjacas, Medhi Benatias dhe Stefano Sturaros, në listën e lëndimeve.

Juventus do të takohet sonte me Spalin në kuadër të xhiros së dhjetë të Series A.