Ish-mbrojtësi i Unitedit dëshiron të bëhet trajner i Evertonit Foto: Reuters

Ish-mbrojtësi i Unitedit dëshiron të bëhet trajner i Evertonit

25 tetor 2017 09:36

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Evertonit dhe Anglisë, Phil Neville ka shprehur interesim që të marrë drejtimin e Evertonit, raporton BBC.

Të hënën Evertoni kishte shkarkuar Ronald Koemanin, ndërsa përkohësisht ka vendosur në vend të tij, David Unsworthin, transmeton Koha.net.

Phil Neville ka përvojë të trajnerit te Valencia, si ndihmës i vëllait të tij, Gary, si dhe te Unitedi me menaxherët e kaluar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme