Ministri Gashi vlerëson se memorandumet me federata janë firmosur pa bazë financiare

Ministri Gashi vlerëson se memorandumet me federata janë firmosur pa bazë financiare

25 tetor 2017 11:07

Federata e Boksit e Kosovës (FBOX) ka marrë vetëm këstin e tremujorit të parë nga Memorandumi i nënshkruar me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2017.

Tash është dashur ta kishte edhe këstin e tretë në xhirollogarinë e saj. FBOXK-ja nuk është e vetmja që nuk i janë paguar këstet e tjera, e që në bazë të Memorandumit janë katër - çdo tre muaj.

Janë pak federata sportive që kanë marrë këstin e tremujorit të dytë, ndonëse kanë mbetur edhe dy muaj deri në përfundim të këtij viti, kur duhet të paguhet edhe kësti i katërt.

Obligimet financiare të MKRS-së që lindin nga Memorandumet e firmosura në fillim të këtij viti me federatat dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, shkojnë mbi 1.3 milionë euro, e që këto mjete nuk i ka...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme