Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka përsëritur se klubi i tij nuk ka shprehur interesim për të transferuar yllin e Tottenhamit, Harry Kane, që besohet se vlerësohet rreth 250 milionë euro.
Anglezi ka shkëlqyer në sezonin e fundit duke realizuar 45 gola në 40 ndeshej gjatë vitit 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto paraqite shpien në raportimet që e lidhën me një kalim në Spanjë. Megjithatë, ato janë mohuar nga Perez.
“Transferimi i Harry Kanet nuk më ka kaluar në mendje. Ai është futbollist i mrekullueshëm dhe është i ri. Ka shumë vjet përpara për t’u përforcuar, por jemi të lumtur me Karim Benzeman dhe pjesën tjetër të ekipit. Nuk e kam pyetur presidentin e Tottenhamit për çmimin sepse ai do të më thoshte se vlen 250 milionë euro”, ka thënë Perez për “Cadena COPE”.
Dy klubet takohen javën e ardhshme në Wembley në kuadër të xhiros së radhës në Ligën e Kampionëve.