Sport

Tare lavdëron punën e Inzaghit

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka lavdëruar punën që po bën trajneri Simone Inzaghi.

‘Lacialët’ janë duke bërë një sezon mjaft të mirë, dhe aktualisht ndodhen në pozitën e katërt me 22 pikë, vetëm tri pikë më pak se lideri i tabelës, Napoli, transmeton kp.

Tare thotë se Inzaghi ka kualitetet e një trajneri të madh, dhe se tekniku italian ka në dispozicion lojtarë cilësorë.

“Unë gjithmonë kam menduar se ai ka kualitete të mëdha. Simone është shumë i mirë, por ai ende është i ri, dhe ai e di se futbolli ka ngritje dhe rënie”, ka thënë Tare.

“A i ofruam atij futbollistë të mirë? Unë gjithmonë përpiqem për të bërë gjërat të mira dhe e duke zgjedhur lojtarët që sot mund të bëjnë futboll të mirë. Në ndërtimin e një ekipi ju kurrë nuk duhet të harroni disa gjëra. Cilindo që e merr, ai duhet të integrohet mirë me të tjerët, sepse grupi duhet të jetë gjithmonë përpara çdo gjëje”, theksoi Tare.