Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi largon Miloviqin, synohet një grek

Predrag Miloviq nuk është më trajner i KB Bashkimi. Ekipi nga Prizreni të hënën ka zyrtarizuar largimin e tij. Ndarja mes klubit dhe trajnerit nga Mali i Zi, ka ardhur tri ditë pas humbjes nga Golden Eagle Ylli (92:80).

Për Bashkimin kjo ishte humbja e dytë këtë edicion në IP Superligën e Kosovës pas asaj ndaj Sigal Prishtinës (89:54) në xhiron e parë, raporton Koha Ditore. Gjithashtu, Bashkimi ka humbur ndeshjen e vetme të zhvilluar në Ligën Ballkanike këtë stinor. Pësoi javën e shkuar në Gjevgjeli nga Blokotehna (93:71).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në përgjithësi, Bashkimi ka vetëm dy fitore, kundër Boreas dhe Rahovecit.

Miloviqin, në postin e trajnerit pritet ta zëvendësojë greku Fotis Takianos, që do të konfirmohet gjatë kësaj jave....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.