Sport

Prishtina përfiton nga bllokada ukrainase

Sigal Prishtina brenda tri ditëve do t'i zhvillojë dy ndeshjet kundër ekipit nga Ukraina, Khimik, në kuadër të FIBA Europe Cup dhe që të dyja do t'i luajë në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur klubi bardhekaltër të hënën nëpërmjet një komunikate. Sigal Prishtina ka njoftuar se kërkesën për një gjë të tillë e ka bërë së bashku me Khimikun, të cilën e ka miratuar FIBA, shkruan Koha Ditore.

Arsye për këtë ishte se Ukraina nuk njeh pavarësinë e Kosovës, kështu që bardhekaltrit do ta kishin pothuajse të pamundur zhvillimin e ndeshjes në këtë shtet që nuk njeh pasaportat kosovare.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të mërkurën (20:30) kurse e dyta të premten prej orës 18:00. Janë ndeshje të xhiros së dytë dhe të tretë të FIBA Europe Cup...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.