Ramosi nuk u befasua me humbjen e Barçës nga PSG-ja

Ramosi nuk u befasua me humbjen e Barçës nga PSG-ja

16 shkurt 2017 13:37

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka pohuar se nuk është i befasuar me humbjen 4 me 0 të Barcelonës nga Paris Saint-Germaini në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Ramos gjithashtu ka pranuar se nuk do të thoshte jo kur u pyet nëse është i lumtur që rivali i Real Madridit ka pësuar një humbje të thellë dhe lë afër eliminimit nga gara europiane.

“Nuk them jo. Nuk më pëlqen kur vuajnë shokët e mi, por natyrisht se nuk dua që Barcelona të fitojë”, ka thënë Ramos. “Nuk isha [i befasuar me rezultatin], kjo do të thotë se në Ligën e Kampionëve mund të paguash për lojën e dobët. PSG bëri lojë të mirë, bëri shumë presion”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme