Sport

Bonucci dënohet me dy ndeshje moslojë, mungon ndaj Juves

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, është dënuar me dy ndeshje moslojë për goditjen me bërryl ndaj Aleandro Rossit të Genoas.

Qendërmbrojtësi tani do të mungojë në përballjen me ish-skuadrën Juventus.

Serie A ka vendosur se mbrojtësi pati sjellje josportive.

Bonucci do të mungojë në mesjavë ndaj Chievos dhe Juventusit në San Siro.