Xhaka e Ajeti në formacionin e javës në Zvicër

Xhaka e Ajeti në formacionin e javës në Zvicër

23 tetor 2017 15:32

Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti janë dy shqiptarët që shkëlqyen në fundjavë në Superligën zvicerane. Dyshja e Baselit ishte protagoniste absolute në fitoren 2-1 përballë Thun, me skuadrën që vazhdojë t’i bëjë presion Young Boysit kryesues.

Taulant Xhaka ishte thjesht i shkëlqyer në mesfushë. Pas ndeshjes në Moskë, ku shënoi golin e parë të karrierës në Champions dhe ishte më i miri në fushë, kuqeziu bëri që prezenca e tij të ndihej edhe në duelin e së shtunës në kampionat, transmeton Supersport.

Po aq i rëndësishëm ishte edhe Albian Ajeti, vëllai i vogël i Arlind Ajetit, nga i cili Christian Panuçi pret sinjale pozitive për t’iu bashkuar sulmit të Kombëtares shqiptare.

20-vjeçari vrapoi, krijoi hapësira dhe në minutën e 61-të realizoi golin e dytë të ndeshjes për Baselin, që rezultoi edhe rrjeta e fitores përballë Thunit .

Ky ishte goli i dytë i Albian Ajetit prej rikthimit te Baseli, ndërsa në javët e para të këtij edicioni në Superligën zvicerane sulmuesi kishte realizuar edhe 3 gola në shtatë ndeshje me fanellën e St. Gallen.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme