Vokrri prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA

Vokrri prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA

23 tetor 2017 14:16

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri do të jetë prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimit për lojtarin më të mirë në botë të organizuar nga FIFA, transmeton Koha.net.

“Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri ka udhëtuar për në Londër ku sonte do të marrë pjesë në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards 2017”, e ku do të jenë të pranishëm presidentet e Federatave botërore të futbollit, yje të futbollit botëror dhe shumë personalitete nga jeta sportive, politike dhe shoubizit e muzikës”, bën të ditur FFK-ja, përmes një komunikate për media.

Manifestimet për këtë ngjarje të madhe të FIFA-s nisin në 15:30 dhe vazhdojnë me programe në 19:00 dhe ceremonia kryesore fillon në 20:30, ku të gjithë presin me padurim për të mësuar më të mirët që do të shpallën nga FIFA.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme