Sport

Bolt e ka seriozisht nisjen e karrierës në futboll

Usain Bolt thotë se është serioz për nisjen e një karriere të futbollit, tash pasi është pensionuar nga atletika dhe beson se mund të jetë mjaftueshëm i mirë të luajë edhe për përfaqësuesen e Xhamajkës në futboll.

Bolt, 31-vjeçar, fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike dhe rekordmen i botës në 100 dhe 200 metra sprint, aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim muskulor, shkruan Reuters, përcjell Koha Ditore.

Ai pranon se mund të ketë skepticizëm për karrierën e tij të re, por thotë se gjithmonë ka qenë ëndrra e tij fëmijërore që të luajë futboll profesionist.

"Për mua është një synim personal. Nuk shqetësohem se çfarë mendojnë vërtet njerëzit për këtë. Nuk do ta gënjej veten. Nuk do të jem budalla", ka thënë Bolt...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.