Rekordmeni Aguero ende vendimtar te Manchester City

Rekordmeni Aguero ende vendimtar te Manchester City

23 tetor 2017 10:39

Sergio Aguero i dha fund një muaji stresues, duke shënuar në fitoren 3:0 ndaj Burnleyt dhe duke i siguruar vetes një vend në libra të rekordeve të Manchester Cityt.

Sulmuesi argjentinas dëshmoi po ashtu se talenti brazilian Gabriel Jesus ka ende shumë rrugë për të bërë për ta larguar nga pozita e lojtarit kyç te City, përcjell Koha Ditore.

Jesus ka qenë në formë impresive këtë stinor, duke shkëlqyer në veçanti gjatë javëve të fundit derisa Aguero mungoi pasi kishte thyer brinjën në një aksident me veturë në Amsterdam. Tre gola dhe një asistim gjatë asaj kohe, ishte bilanci që ofroi dëshmi se braziliani 20-vjeçar është në gjendje të udhëheqë vijën e sulmit për skuadrën e Pep Guardiolas.

Një formë e tillë e ka futur Jesusin në listën e ngushtë prej tre lojtarëve të nominuar për çmimin "Djaloshi i Artë" përkrah Kylian Mbappes dhe Ousmane Dembeles, një arritje e jashtëzakonshme pasi Jesus në Evropë erdhi vetëm në janar...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme