Dëmi i madh që po i shkaktohet futbollit kosovar nga brenda

Dëmi i madh që po i shkaktohet futbollit kosovar nga brenda

23 tetor 2017 08:20

“Fotografi shokuese nga Kosova”. Kështu i ka përshkruar gazeta e madhe zvicerane "Blick" pamjet nga incidenti i së premtes në fundin e ndeshjes mes Flamurtarit e Vëllaznimit, që i takoi javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

"Blick" si rrallë herë i ka kushtuar një shkrim goxha të gjatë kampionatit të Kosovës në futboll. Jo për të mirë. Përkundrazi, përcjell sot Koha Ditore.

Janë pamjet e dhunës, e rrallë ndonjëherë pamje nga ndonjë gol i bukur apo aksion i bukur, ato që përcillen në mediume të huaja, përkatësisht në mediume të vendeve të tjera. Futbolli kosovar së fundi shpesh është paraqitur në mediume të vendeve të tjera, për shkak të pranimit në UEFA e FIFA, për shkak të ndeshjeve të para me përfaqësuese e klube e për zhvillime të tjera.

Këtyre zhvillimeve këtë herë ua ka zënë vendin dhuna. Edhe në të kaluarën skena të dhunës janë paraqitur nga mediume të huaja, por raste të tilla nuk kishte për kohë të gjatë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme