Sport

Tottenhami ia bën bajat Liverpoolit

Tottenhami ka “shkelur” Liverpoolin në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Ligës duke e mposhtur me rezultat 4 me 1.

Harry Kane ishte më meritori më i madh për këtë fitore. Ai realizoi dy gola dhe asistoi në golin e Son Heung-Min. Dele Alli realizoi golin tjetër për londinezët.

Mohamed Salah realizoi golin e vetëm për “Të Kuqtë”.

Tani në tabelë, Tottenhami si i treti ka 20 pikë, ndërsa Liverpooli mbetet i teti me 13 pikë.