Zidane: Benzema është sulmuesi më i mirë në botë

Zidane: Benzema është sulmuesi më i mirë në botë

22 tetor 2017 14:36

Zinedine Zidane e cilëson Karim Benzeman si sulmuesin qendror më të mirë në botë.

Ish-lojtari anglez Gary Lineker e ka quajtur francezin ‘të mbivlerësuar’ pas barazimit 0-0 të Real Madrid-it me Tottenham Hotspur, dhe Zidane ka reaguar ndaj këtyre deklaratave duke thënë se është ‘turp’ të thuhet një gjë e tillë, shkruan KosovaPress.

“Ndoshta ai nuk i shënon 60 gola, por ai i shënon 30 gola dhe dhuron 40 asistime, dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme. Dua të theksoj se për mua Karim është sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë Zidane.

29-vjeçari ka shënuar dy gola në tetë ndeshje në këtë sezon.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme