Sport

Interi demolon Atalantan, shtatë gola në portën e Berishës

Interi ka demoluar Atalantan në xhiron e 28-të të Series A duke e mposhtur me rezultat të thellë 7 me 1.

Mauro Icardi dhe Ever Banega ishin të pamëshirshëm ndaj portierit kuqezi Etrit Berisha duke i shënuar të dy nga tre gola.

Icardi kompletoi hat-trickun në pjesën e parë, duke shënuar në minutat 17, 23 dhe 26. Banega shënoi dy gola të tjerë deri në fund të pjesës së parë, ndërsa Atalanta ngushtoi rezultatin në minutën e 42-të përmes Freulerit.

Në pjesën e dytë Gagliardini shënoi i pari, ndërsa Banega kompletoi tregolëshin në minutën e 68-të duke vendosur rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Interi del në pozitën e katërt në tabelë me 54 pikë, pesë më pak se Roma që është e treta. Lazio si e pesta, me një ndeshje më pak, ka 54 pikë. Atalanta e gjashta ka 52 pikë.