Sarri i pakënaqur me lëshimin e dy pikëve kundër Interit

Sarri i pakënaqur me lëshimin e dy pikëve kundër Interit

21 tetor 2017 23:54

Maurizio Sarri ka pranuar se Napoli më shumë përqendrohet në Serie A sesa në Ligën e Kampionëve dhe se barazimi me Interin i kushtoi me humbjen e dy pikëve.

Pritjet e Samir Handanoviqit i dhanë fund serisë prej 13 fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A, por Napoli mbetet i pamposhtur dhe prin në ligën italiane.

“Handanoviq është portier i jashtëzakonshëm, për momentin një prej më të mirëve në Europë dhe është normale që ishte i jashtëzakonshëm sonte”, ka thënë Sarri.

“Ekipi luajti mirë, pjesa e parë ishte e mrekullueshme sa i përket presionit dhe fitimit të topit në fushën e tyre. Kemi bërë disa lëvizje për të parë se si shkonte presioni. Ne dominuam 75 për qind të territorit ndaj një ekipi të fortë.

Luciano Spalleti ka thënë për Sarrin, i cili dikur ka punuar në bankë, se sot do të ishte ministër i ekonomisë nëse do të qëndronte në atë sektor, derisa Sarri i është kundërpërgjigjur me shaka trajnerit të Interit.

“Duke e parë sonte, atij do t’i shkonte posti i ministrit të mbrojtjes”, ka thënë Sarri.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme