Kane dëshiron të mbetet “lojtar i vetëm një ekipi” Foto: Reuters

Kane dëshiron të mbetet “lojtar i vetëm një ekipi”

21 tetor 2017 22:36

Harry Kane ka shprehur dëshirën e tij që të mbyllë karrierën e tij te Tottenhami, duke thënë se do të dëshironte që të ishte “lojtar i vetëm një ekipi”.

Kane, 24 vjeç, tashmë është një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë, në të cilën ka shënuar deri më tani 84 gola, transmeton Koha.net. Ai është i lidhur me një kalim te Real Madridi.

“Do të doja të isha lojtar i vetëm një ekipi. Kjo varet se si klubi vazhdon përpara dhe nga menaxherët, por kam thënë se dua të qëndroj këtu, pasi jemi në një vend shumë të mirë momentalisht”, ka thënë Kane për Daily Mirror.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme