Sport

Lëndohet Harry Kane

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane nuk e ka filluar mbarë takimin e sotëm në FA Cup ndaj Millwallit.

Kjo pasi sulmuesi anglez pësoi lëndim në minutën e gjashtë, raporton Goal, transmeton Koha.net.

Gola shkruan se ai u detyrua të largohet jashtë fushës për shkak se lëndoi kyçin e këmbës, dhe ky nuk është lëndimi i tij i parë këtë sezon pasi në vazhdimësi ka pasur problem me lëndime.

Në vend të tij u inkuadrua Eriksen.