Sport

Huddersfieldi ia shkakton humbjen e parë Unitedit

Descriptive Text

Huddersfieldi ia ka shkaktuar humbjen e parë Manchester Unitedit në Premier Ligë.

Vendasit mposhtën “Unitedin” me rezultat 2 me 1 për ta ndalur ecurinë pozitive të djelmoshave të Jose Mourinhos.

Mooy dhe Depoitre realizuan për Huddersfieldin, derisa për Unitedin realizoi Marcus Rashford.

Unitedi me këtë humbje mbetet në pozitën e dytë me 20 pikë, pesë më pak se Manchester City që sot mposhti Burnleyn.