Donjta Sadiku e artë në turneun “Balkan”

Donjta Sadiku e artë në turneun “Balkan”

21 tetor 2017 17:23

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turnen ndërkombëtar ‘Balkan’ i cili është duke u mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Nënkampionia aktuale e Evropës, në finale e mundi hungarezen Villas Veronika, raporton kp.

Sadiku e cila me sukseset e saj ka bërë që të konsiderohet si një nga boksieret më të mira në botë në kategorinë deri në 60kg, e ka fituar këtë luftë që në raundin e tretë.

Ceremonia e ndarjes së medaljeve do të bëhet nesër, më 22 tetor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme